Ruth
Në Dhjatën e Vjetër, nusja moabite e Naomit dhe Elimelekut, të cilët ishin izraelitë. Pas vdekjes së të shoqit, Ruthi u martua me të afërmin e Naomit, Boazin. Biri i tyre, Obedi, ishte paraardhësi i Davidit dhe i Krishtit. Historia e Ruthit ilustron bukur kthimin e një joizraeliteje në vathën e Izraelit. Ruthi hoqi dorë prej perëndisë së saj të mëparshëm dhe prej jetës së saj të mëparshme për t’u bashkuar me shtëpinë e besimit në shërbim të Perëndisë të Izraelit (Rut. 1:16).
Libri i Ruthit
Kapitulli 1 përshkruan jetën e Elimelekut dhe të familjes së tij në Moab. Pas vdekjes së bashkëshortëve të tyre, Naomi dhe Ruthi shkuan në Bethlehem. Kapitulli 2 shpjegon se Ruthi mblidhte kallëza të mbetura në fushat e Boazit. Kapitulli 3 tregon sesi Naomi e udhëzoi Ruthin të shkonte në lëmë dhe të shtrihej para këmbëve të Boazit. Kapitulli 4 është historia e martesës së Ruthit me Boazin. Ata patën një djalë, Obedin, nëpërmjet linjës familjare të të cilit erdhi Davidi dhe Krishti.