Ndihma për Studimin
Nefi, Bir i Lehit


Nefi, Bir i Lehit

Në Librin e Mormonit, një bir i drejtë i Lehit dhe Sarias (1 Ne. 1:1–4; 2:5). Nefi kishte besim të fortë në fjalën e Perëndisë (1 Ne. 3:7) dhe u bë një profet, mbajtës analesh dhe udhëheqës i madh i popullit të tij.

Libri i 1 Nefit

Kapitujt 1 deri 18:8 janë kryesisht për profetin Lehi dhe familjen e tij duke u larguar nga Jeruzalemi. Ata udhëtuan përmes shkretëtirash të zhveshura derisa arritën detin. 1 Nefi 18:9–23 tregon për udhëtimin e tyre drejt tokës së premtuar, siç u drejtuan nga Zoti, pavarësisht nga ngritja krye e Lamanit dhe e Lemuelit. Kapitujt 19–22 tregojnë qëllimin e Nefit për mbajtjen e analeve (1 Ne. 6:1–6; 19:18)—për të nxitur të gjithë njerëzit të kujtojnë Zotin, Shëlbuesin e tyre. Ai citoi Isaian (1 Ne. 20–21) dhe shpjegoi mesazhet e Isaias, me shpresën se të gjithë njerëzit do të mund ta njihnin Jezu Krishtin si Shpëtimtarin dhe Shëlbuesin e tyre (1 Ne. 22:12).

Libri i 2 Nefit

Kapitujt 1–4 përmbajnë disa nga mësimet dhe profecitë e fundit të Lehit përpara vdekjes së tij, duke përfshirë bekime për bijtë e tij dhe pasardhësit e tyre. Kapitulli 5 shpjegon përse nefitët u ndanë nga lamanitët. Nefitët ndërtuan një tempull, mësuan ligjin e Moisiut dhe mbajtën anale. Kapitujt 6–10 janë fjalët e Jakobit, vëllait më të vogël të Nefit. Jakobi rishikoi historinë e Judës dhe profetizoi për Mesinë, pjesë të së cilës u morën nga shkrimet e profetit Isaia. Në kapitujt 11–33 Nefi shënoi dëshminë e tij për Krishtin, dëshminë e Jakobit, profecitë e ditëve të fundit dhe disa kapituj nga libri i Isaias në Dhjatën e Vjetër.

Fletët e Nefit