DijeShih gjithashtu Kuptuar(it) (të); Urtësi; Vërtetë (e)Të kuptuarit dhe njohja veçanërisht e së vërtetës, siç mësohet ose pohohet nga Shpirti.Zoti është një Perëndi i njohjes, 1 Sam. 2:3.Zoti është i përsosur në dituri, Job. 37:16.Frika e Zotit është fillimi i njohjes, Fja. 1:7.Ai që ka dije i mat fjalët e veta, Fja. 17:27.Toka do të mbushet me njohurinë e Zotit, Isa. 11:9 (2 Ne. 21:9; 30:15).Ju e keni marrë çelësin e dijes, Llu. 11:52.Dashuria e Krishtit tejkalon njohurinë, Ef. 3:19.I shtoni besimit tuaj virtytin dhe virtytit diturinë, 2 Pj. 1:5.Nefi kishte dituri të madhe për mirësinë e Perëndisë, 1 Ne. 1:1.Ata do të vijnë në njohurinë e Shëlbuesit të tyre, 2 Ne. 6:11.Të drejtët do të kenë njohuri të përsosur të drejtësisë së tyre, 2 Ne. 9:14.Shpirti jep njohuri, Alma 18:35.Njohuria juaj është e përsosur në atë gjë, Alma 32:34.Lamanitët do të sillen në njohurinë e vërtetë të Shëlbuesit të tyre, Hel. 15:13.Të mund të dini me njohuri të përkryer se është nga Perëndia, Moro. 7:15–17.Shenjtorët do të gjejnë thesare të mëdha diturie, DeB 89:19.Dituria e pastër e zgjeron shumë shpirtin, DeB 121:42.Ai që i ka çelësat e priftërisë së shenjtë, nuk ka asnjë vështirësi në marrjen e një diturie për fakte, DeB 128:11.Në qoftë se një njeri fiton dije në këtë jetë, ai ka përparësi në botën që vjen, DeB 130:19.Është e pamundur të shpëtohet në injorancë, DeB 131:6.