ZemërShih gjithashtu Lindur (i) përsëri, Lindur (i) nga Perëndia; Zemër e thyerNjë simbol i mendjes dhe vullnetit të njeriut dhe burimi figurativ i të gjitha emocioneve dhe ndjenjave.Duaje Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemër, LiP. 6:5 (LiP. 6:3–7; Mt. 22:37; Llu. 10:27; DeB 59:5).Zoti kërkoi një njeri sipas zemrës së tij, 1 Sam. 13:14.Njeriu shikon pamjen e jashtme, kurse Zoti shikon zemrën, 1 Sam. 16:7.Ai që ka duar të pafajshme dhe zemër të pastër do të ngjitet në malin e Zotit dhe do të bekohet, Psa. 24:3–5 (2 Ne. 25:16).Ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai, Fja. 23:7.Elija do t’ua kthejë zemrat e etërve fëmijëve dhe zemrat e fëmijëve etërve të tyre, Mal. 4:5–6 (Llu. 1:17; DeB 2:2; 110:14–15; 138:47; JS—H 1:39).Lum ata që janë të pastër në zemër, Mt. 5:8 (3 Ne. 12:8).Një njeri flet nga mirësia ose ligësia e zemrës së tij, Llu. 6:45.Ndiqni Birin me qëllim të plotë të zemrës, 2 Ne. 31:13.A keni lindur shpirtërisht nëpërmjet Perëndisë dhe a keni provuar një ndryshim të fuqishëm në zemrën tuaj? Alma 5:14.I ofroni për fli Zotit një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar, 3 Ne. 9:20 (3 Ne. 12:19; Eth. 4:15; Moro. 6:2).Unë do të të them në mendjen tënde dhe në zemrën tënde, me anë të Frymës së Shenjtë, DeB 8:2.