Termi qiell ka dy kuptime bazë në shkrimet e shenjta. (1) Është vendi ku jeton Perëndia dhe shtëpia e ardhshme e shenjtorëve (Zan. 28:12; Psa. 11:4; Mt. 6:9). (2) Është hapësira përreth tokës (Zan. 1:1, 17; Eks. 24:10). Qielli në mënyrë të qartë nuk është parajsa, e cila është vendi i përkohshëm për shpirtrat besnikë të atyre që kanë jetuar dhe vdekur në këtë tokë. Jezusi vizitoi parajsën pas vdekjes së tij në kryq, por në ditën e tretë, ai e njoftoi Marien se ai ende nuk kishte qenë tek Ati (Llu. 23:39–44; Gjo. 20:17; DeB 138:11–37).