Vaj
Zakonisht kur përmendet vaj në shkrimet e shenjta, nënkupton vaj ulliri. Që nga kohët e Dhjatës së Vjetër, vaji i ullirit u përdor për ritet e tempullit dhe të tabernakullit, për vajosjet, për t’u djegur në llampa dhe për ushqim. Vaji i ullirit nganjëherë është simbol për pastërti dhe për Shpirtin e Shenjtë dhe ndikimin e tij (1 Sam. 10:1, 6; 16:13; Isa. 61:1–3).