I referohet gjithë njerëzimit, si meshkujve dhe femrave. Të gjithë burrat dhe gratë janë pasardhës shpirtërorë të drejtpërdrejtë të një Ati Qiellor. Kur linden në vdekshmëri, ata marrin trupa fizikë të vdekshëm. Këta trupa u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë (Zan. 1:26–27 ). Burrat dhe gratë që janë besnikë në marrjen e ordinancave të nevojshme, në zbatimin e besëlidhjeve të tyre dhe bindjen ndaj urdhërimeve të Perëndisë, do të hyjnë në ekzaltimin e tyre dhe do të bëhen si Perëndia.
Njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim, 2 Ne. 2:25 .
Njeriu i natyrshëm është një armik ndaj Perëndisë, Mosia 3:19 .
Çfarë lloj njerëzish duhet të jeni? 3 Ne. 27:27 .
Veprat e njeriut pengohen, por jo veprat e Perëndisë, DeB 3:3 .
Nuk duhet të frikësohesh më shumë nga njeriu sesa nga Perëndia, DeB 3:7 (DeB 30:11 ; 122:9 ).
Githë gjërat bëhen për të mirën dhe për përdorimin e njeriut, DeB 59:18 .
Unë e di që njeriu është një hiç, Mois. 1:10 .
Puna dhe lavdia e Perëndisë është që të bëjë të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut, Mois. 1:39 .
Njeriu, fëmijë shpirtëror i Atit Qiellor Ata ranë përmbys me fytyrën përtokë dhe thanë, O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi, Num. 16:22 (Num. 27:16 ).
Ju jeni fëmijët e Zotit, Perëndisë tuaj, LiP. 14:1 .
Ju jeni perëndi dhe jeni të gjithë fëmijë të Më të Lartit, Psa. 82:6 .
Ju jeni bijtë e Perëndisë së gjallë, Ose. 1:10 .
A nuk kemi ne të gjithë të njëjtin Atë? A nuk na ka krijuar i njëjti Perëndi? Mal. 2:10 .
Ne jemi pasardhës të Perëndisë, Vep. 17:29 .
Vetë Shpirti jep dëshmi se ne jemi fëmijë të Perëndisë, Rom. 8:16 .
Nënshtrojuni Atit të shpirtrave, Heb. 12:9 .
Banorët e botëve janë bij e bija të lindura të Perëndisë, DeB 76:24 .
Njeriu ishte në fillim me Atin, DeB 93:23, 29 .
Perëndia i krijoi të gjithë njerëzit shpirtërisht përpara se të ishin mbi faqen e dheut, Mois. 3:5–7 .
Unë jam Perëndi; unë bëra botën dhe njerëzit përpara se të ishin në mish, Mois. 6:51 .
Njeriu, i mundshëm për t’u bërë si Ati Qiellor Jini, pra, të përkryer, madje si Ati juaj, Mt. 5:48 (3 Ne. 12:48 ).
A nuk është shkruar në ligjin tuaj se ju jeni perëndi? Gjo. 10:34 (DeB 76:58 ).
Ne mund të bëhemi trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë me Krishtin, Rom. 8:17 .
Ti je bir, dhe në qoftë se je bir, je trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit, Gal. 4:7 .
Kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, 1 Gjo. 3:2 .
Atij që fiton do t’i jap të ulet me mua mbi fronin tim, Zbu. 3:21 .
Ata që trashëgojnë mbretërinë çelestiale janë perëndi, madje bijtë e Perëndisë, DeB 76:50, 58 .
Atëherë do të jenë ata perëndi, ngaqë kanë gjithë fuqinë, DeB 132:20 .