Udhëzime, urdhërime ose një mesazh nga Perëndia. Fëmijët e Perëndisë mund ta marrin fjalën e tij drejtpërdrejt me anë të zbulesës nëpërmjet Shpirtit ose nga shërbëtorët e tij të zgjedhur (DeB 1:38 ).
Shufra prej hekuri ishte fjala e Perëndisë që të çonte te pema e jetës, 1 Ne. 11:25 (1 Ne. 15:23–25 ).
Ju kishit humbur ndjesinë, që nuk mund të ndjenit fjalët e tij, 1 Ne. 17:45–46 .
Mjerë ai që hedh poshtë fjalën e Perëndisë! 2 Ne. 27:14 (2 Ne. 28:29 ; Eth. 4:8 ).
Shkoni përpara, duke u ushqyer me bollëk me fjalën e Krishtit, 2 Ne. 31:20 (2 Ne. 32:3 ).
Për shkak të mosbesimit të tyre ata nuk mund ta kuptonin fjalën e Perëndisë, Mosia 26:3 (Alma 12:10 ).
Ata kishin kërkuar me zell shkrimet e shenjta, që ata të mund të dinin fjalën e Perëndisë, Alma 17:2 .
Provoni virtytin e fjalës së Perëndisë, Alma 31:5 .
Alma krahason fjalën e Perëndisë me një farë, Alma 32:28–43 .
Çfarëdo që ata do të flasin kur nxiten nga Fryma e Shenjtë, do të jetë fjala e Zotit, DeB 68:4 .
Jetoni me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë, DeB 84:44–45 .