Skrib
Dhjata e Vjetër dhe e Re e përdorin termin në mënyra pak të ndryshme: (1) Në Dhjatën e Vjetër, përgjegjësia e parë e skribit ishte të kopjonte shkrimet e shenjta (Jer. 8:8). (2) Skribët përmenden shpesh në Dhjatën e Re dhe nganjëherë quhen doktorë të ligjit. Ata e zhvilluan ligjin me hollësi dhe ia zbatuan atë rrethanave të kohës së tyre (Mt. 13:52; Mr. 2:16–17; 11:17–18; Llu. 11:44–53; 20:46–47).