Njohuri dhe një dëshmi shpirtërore e dhënë me anë të Frymës së Shenjtë. Një dëshmi mund të jetë gjithashtu një deklaratë zyrtare ose ligjore për atë që një njeri e kupton si të vërtetë (DeB 102:26 ). Një deklaratë ose fakte të tjera që diçka është e vërtetë.
Qëndroni si dëshmitarë të Perëndisë në të gjitha kohërat, Mosia 18:9 .
Nuk kishte rrugë tjetër për t’i kthyer njerëzit, veçse nëpërmjet dhënies së një dëshmie të kulluar kundër tyre, Alma 4:19–20 .
Unë kam të gjitha gjërat si dëshmi se këto gjëra janë të vërteta, Alma 30:41–44 .
Ne marrim sakramentin për t’i dëshmuar Atit se do të zbatojmë urdhërimet dhe gjithmonë do ta kujtojmë Jezusin, 3 Ne. 18:10–11 (Moro. 4, 5 ; DeB 20:77–79 ).
Ju nuk merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj, Eth. 12:6 .
A nuk i fola paqe mendjes tënde lidhur me çështjen? Ç’dëshmi më të madhe mund të kesh sesa nga Perëndia? DeB 6:22–23 .
Dhe tani, pas shumë dëshmive që janë dhënë për të, kjo është dëshmia që ne japim për të, DeB 76:22–24 .
Unë ju dërgoj që t’u dëshmoni njerëzve e t’i paralajmëroni ata, DeB 88:81–82 .
Testamentlënësit kanë vdekur tani dhe testamenti i tyre është i vlefshëm, DeB 135:4–5 .
Enoku pa engjëj që jepnin dëshmi për Atin dhe Birin, Mois. 7:27 .
Edhe pse urrehesha dhe përndiqesha, sepse kisha thënë se kisha parë një vegim, përsëri ai ishte i vërtetë, JS—H 1:24–25 .