Ezekiel
Një profet që shkroi librin e Ezekielit në Dhjatën e Vjetër. Ai ishte një prift nga familja e Tsadokut dhe një nga robërit judenj të marrë prej Nebukadnetsarit. Ai u vendos në Babiloni me mërgimtarët judenj dhe profetizoi gjatë një periudhe prej njëzet e dy vjetësh, nga 592 deri në 570 para K.
Libri i Ezekielit
Libri i Ezekielit mund të ndahet në katër pjesë. Kapitujt 1–3 tregojnë për një vegim të Perëndisë dhe thirrjen e Ezekielit për të shërbyer, kapitujt 4–24 flasin për gjykimet mbi Jeruzalemin dhe përse u dhanë ato, kapitujt 25–32 shpallin gjykimet mbi kombet dhe kapitujt 33–48 shënojnë vegime për Izraelin e ditëve të mëvonshme.