Ndershëm (i), NdershmëriShih gjithashtu IntegritetTë jesh i sinqertë, i drejtë dhe pa mashtrim.Ata që veprojnë me çiltërsi, janë kënaqësia e Zotit, Fja. 12:22.Paguaj atë që je zotuar, Pre. 5:4–5.Ne kemi hequr dorë plotësisht nga gjërat e fshehta të pandershmërisë, 2 Kor. 4:1–2.Bëje bisedën tënde të ndershme, 1 Pj. 2:12.Mjerë gënjeshtari, pasi ai do të flaket në ferr, 2 Ne. 9:34.Shpirti flet të vërtetën dhe nuk gënjen, Jakobi 4:13.Kushdo që merr hua nga fqinji i tij, duhet t’ia kthejë gjënë që ka marrë hua, Mosia 4:28 (DeB 136:25).Shiko të veprosh me drejtësi, gjyko drejt dhe bëj të mira, Alma 41:14.Çdo njeri duhet të veprojë me ndershmëri, DeB 51:9.Të gjithë që e dinë se zemrat e tyre janë të ndershme, pranohen prej meje, DeB 97:8.Njerëz të ndershëm, të ditur dhe të mirë duhet të kërkohen për detyra politike, DeB 98:4–10.Duhet të bësh një kërkim të zellshëm për ta kthyer atë që ka humbur fqinji yt, DeB 136:26.Ne besojmë në të qenit të ndershëm, NeB 1:13.