Krisht (një fjalë greke) dhe Mesia (një fjalë hebraike) do të thonë “i vajosuri”. Jezu Krishti është i Parëlinduri i Atit në shpirt (Heb. 1:6 ; DeB 93:21 ). Ai është i Vetëmlinduri i Atit në mish (Gjo. 1:14 ; 3:16 ). Ai është Jehova (DeB 110:3–4 ) dhe u parashugurua në thirrjen e tij të madhe përpara krijimit të botës. Nën drejtimin e Atit, Jezusi krijoi tokën dhe çdo gjë në të (Gjo. 1:3, 14 ; Mois. 1:31–33 ). Ai u lind nga Maria në Bethlehem, jetoi një jetë pa mëkate dhe bëri një shlyerje të përsosur për mëkatet e gjithë njerëzimit, duke derdhur gjakun e tij dhe duke dhënë jetën e tij në kryq (Mt. 2:1 ; 1 Ne. 11:13–33 ; 3 Ne. 27:13–16 ; DeB 76:40–42 ). Ai u ngrit së vdekuri, duke siguruar kështu ringjalljen përfundimtare të të gjithë njerëzimit. Nëpërmjet shlyerjes dhe ringjalljes së Jezusit, ata që pendohen për mëkatet e tyre dhe u binden urdhërimeve të Perëndisë, mund të jetojnë përjetësisht me Jezusin dhe Atin (2 Ne. 9:10–12 ; 21–22 ; DeB 76:50–53, 62 ).
Jezu Krishti është qenia më e madhërishme që është lindur në këtë tokë. Jeta e tij është shembulli i përkryer sesi duhet të jetojë i tërë njerëzimi. Të gjitha lutjet, bekimet dhe ordinancat e priftërisë duhet të bëhen në emër të tij. Ai është Zoti i Zotërve, Mbreti i Mbretërve, Krijuesi, Shpëtimtari dhe Perëndia i të gjithë tokës.
Jezu Krishti do të vijë përsëri me fuqi dhe lavdi për të mbretëruar në tokë gjatë Mijëvjeçarit. Në ditën e fundit, ai do të gjykojë gjithë njerëzimin (Alma 11:40–41 ; JS—M 1 ).
Përmbledhje e jetës së tij (sipas rrjedhës së ngjarjeve) Lindja dhe misioni i Jezusit u parashikuan, Llu. 1:26–38 (Isa. 7:14 ; 9:6–7 ; 1 Ne. 11 ).
U lind, Llu. 2:1–7 (Mt. 1:18–25 ).
U rrethpre, Llu. 2:21 .
U paraqit në tempull, Llu. 2:22–38 .
U vizitua nga dijetarët, Mt. 2:1–12 .
Jozefi dhe Maria u larguan së bashku me të për në Egjipt, Mt. 2:13–18 .
U soll në Nazaret, Mt. 2:19–23 .
Vizitoi tempullin kur ishte dymbëdhjetë vjeç, Llu. 2:41–50 .
Pati vëllezër dhe motra, Mt. 13:55–56 (Mr. 6:3 ).
U pagëzua, Mt. 3:13–17 (Mr. 1:9–11 ; Llu. 3:21–22 ).
U tundua nga djalli, Mt. 4:1–11 (Mr. 1:12–13 ; Llu. 4:1–13 ).
Thirri dishepujt e tij, Mt. 4:18–22 (Mt. 9:9 ; Mr. 1:16–20 ; 2:13–14 ; Llu. 5:1–11, 27–28 ; 6:12–16 ; Gjo. 1:35–51 ).
Porositi të Dymbëdhjetët, Mt. 10:1–4 (Mr. 3:13–19 ; Llu. 6:12–16 ).
Dha Predikimin në Mal, Mt. 5–7 .
Parashikoi vdekjen dhe ringjalljen e vet, Mt. 16:21 (Mt. 17:22–23 ; 20:17–19 ; Mr. 8:31 ; 9:30–32 ; 10:32–34 ; Llu. 9:22 ; 18:31–34 ).
U shpërfytyrua, Mt. 17:1–9 (Mr. 9:2–8 ; Llu. 9:28–36 ).
Dërgoi të shtatëdhjetët, Llu. 10:1–20 .
Bëri hyrjen e tij ngadhnjimtare në Jeruzalem, Mt. 21:1–11 (Mr. 11:1–11 ; Llu. 19:29–40 ; Gjo. 12:12–15 ).
Filloi sakramentin, Mt. 26:26–29 (Mr. 14:22–25 ; Llu. 22:19–20 ).
Vuajti dhe u lut në Gjetseman, Mt. 26:36–46 (Mr. 14:32–42 ; Llu. 22:39–46 ).
U tradhëtua, u arrestua dhe u braktis, Mt. 26:47–56 (Mr. 14:43–53 ; Llu. 22:47–54 ; Gjo. 18:2–13 ).
U kryqëzua, Mt. 27:31–54 (Mr. 15:20–41 ; Llu. 23:26–28, 32–49 ; Gjo. 19:16–30 ).
U ringjall, Mt. 28:1–8 (Mr. 16:1–8 ; Llu. 24:1–12 ; Gjo. 20:1–10 ).
U shfaq pas ringjalljes së tij, Mt. 28:9–20 (Mr. 16:9–18 ; Llu. 24:13–48 ; Gjo. 20:11–31 ; Vep. 1:3–8 ; 1 Kor. 15:5–8 ).
U ngjit në qiell, Mr. 16:19–20 (Llu. 24:51–53 ; Vep. 1:9–12 ).
Jezusi i mësonte si dikush që kishte autoritet, Mt. 7:28–29 (Mr. 1:22 ).
Biri i Njeriut ka fuqi në tokë për të falur mëkatet, Mt. 9:6 .
Jezusi urdhëroi shpirtrat e papastër me autoritet dhe ata iu bindën atij, Mr. 1:27 (Llu. 4:33–36 ).
Jezusi shuguroi dymbëdhjetë që të kenë fuqi, Mr. 3:14–15 .
Fjala e Jezusit ishte me fuqi, Llu. 4:32 .
Ati ia ka besuar të gjithë gjykimin Birit, Gjo. 5:22, 27 .
Perëndia e vajosi Jezusin me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi, Vep. 10:38 .
Krishti u parashugurua para themelimit të botës, 1 Pj. 1:20 (Eth. 3:14 ).
Krishti ka çelësat e ferrit dhe të vdekjes, Zbu. 1:18 .
Të gjithë njerëzit i nënshtrohen Krishtit, 2 Ne. 9:5 .
Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, është Ati i qiellit dhe i tokës, Krijuesi i të gjitha gjërave që nga fillimi, Hel. 14:12 .
Dëshmi të dhëna për Jezu Krishtin Pali dëshmoi se Jezusi është Krishti, Vep. 18:5 .
Madje shpirtrat e ligj dëshmuan se e njihnin Jezusin, Vep. 19:15 .
Askush nuk mund të thotë se Jezusi është Zoti, veçse me anë të Frymës së Shenjtë, 1 Kor. 12:3 .
Çdo gju do të përulet dhe çdo gjuhë do të rrëfejë se Jezu Krishti është Zoti, Fil. 2:10–11 .
Ne e pamë atë dhe dëgjuam zërin duke dhënë dëshmi se ai është i Vetëmlinduri, DeB 76:20–24 .
Kjo është jeta e përjetshme—të njohësh Perëndinë dhe Jezu Krishtin, DeB 132:24 .
Ne besojmë në Perëndinë, Atin e Amshuar, dhe në Birin e Tij, Jezu Krishtin, NeB 1:1 .
Ne besojmë se Krishti do të mbretërojë personalisht në tokë, NeB 1:10 .
Ekzistenca e Krishtit para lindjes Në fillim Fjala ishte me Perëndinë. Dhe Fjala u bë mish dhe banoi mes nesh, Gjo. 1:1, 14 (1 Gjo. 1:1–3 ).
Para se të ishte Abrahami, unë jam, Gjo. 8:58 .
Më përlëvdo me lavdinë që unë e kisha pranë teje, para se të bëhej bota, Gjo. 17:5 .
Biri im i Dashur, që ishte i Dashuri dhe i Zgjedhuri im që nga fillimi, Mois. 4:2 .
Zoti tha: Kë të dërgoj? Dhe njëri u përgjigj sikurse Biri i Njeriut: Ja ku jam, dërgomë mua, Abr. 3:27 .
Biri i Njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të tij, Mt. 16:27 .
Më përlëvdo me lavdinë që unë e kisha pranë teje, para se të bëhej bota, Gjo. 17:5 .
I Shenjti i Izraelit duhet të mbretërojë në lavdi të madhe, 1 Ne. 22:24 .
Ne kishim shpresë në lavdinë e tij, Jakobi 4:4 .
Biri i Perëndisë vjen në lavdinë e tij, Alma 5:50 .
Ai i shpjegoi të gjitha gjërat, që nga fillimi derisa të vijë në lavdinë e tij, 3 Ne. 26:3 .
Apostujt e mi do të qëndrojnë të veshur me lavdi, ashtu si unë jam, DeB 29:12 (DeB 45:44 ).
Ne pamë lavdinë e Birit, në të djathtën e Atit, DeB 76:19–23 .
Gjoni pa dhe dha dëshmi për plotësinë e lavdisë sime, DeB 93:6 (Gjo. 1:14 ).
Fytyra e tij shkëlqente mbi shkëlqimin e diellit, DeB 110:3 .
Lavdia e tij ishte mbi mua dhe unë pashë fytyrën e tij, Mois. 1:1–11 .
Kjo është puna dhe lavdia ime, Mois. 1:39 .
Marrja mbi veten tonë e emrit të Jezu Krishtit Nuk ka asnjë emër tjetër me anën e të cilit ne duhet të shpëtohemi, Vep. 4:12 (2 Ne. 31:21 ).
Apostujt u gëzuan që u quajtën të denjë të turpëroheshin për emrin e tij, Vep. 5:38–42 .
Ky është urdhërimi i tij, që ne duhet të besojmë në emrin e Birit të tij, Jezu Krishtit, 1 Gjo. 3:23 .
Dëshmoni se jeni të gatshëm të merrni mbi vete emrin e Krishtit me anë të pagëzimit, 2 Ne. 31:13 .
Unë dëshiroj që ju të merrni mbi vete emrin e Krishtit, Mosia 5:6–12 (Mosia 1:11 ).
Cilido që dëshironte të merrte mbi vete emrin e Krishtit u bashkua me Kishën e Perëndisë, Mosia 25:23 .
Të gjithë ata që ishin besimtarë të vërtetë në Krishtin, morën mbi vete emrin e Krishtit, Alma 46:15 .
Porta e qiellit u hapet atyre që do të besojnë në emrin e Jezu Krishtit, Hel. 3:28 .
I bekuar është ai që gjendet besnik ndaj emrit tim në ditën e fundit, Eth. 4:19 .
Ata janë të gatshëm të marrin mbi vete emrin e Birit, Moro. 4:3 (DeB 20:77 ).
Mbretërimi mijëvjeçar i Krishtit Perëndia do t’i japë Jezusit fronin e atit të tij, Davidit, Llu. 1:30–33 .
Krishti do të mbretërojë përherë e përgjithmonë, Zbu. 11:15 .
Shenjtorët do të mbretërojnë me Krishtin për një mijë vjet, Zbu. 20:4 (DeB 76:63 ).
Profecitë rreth lindjes dhe vdekjes së Jezu Krishtit Samuel Lamaniti profetizoi një ditë, një natë dhe një ditë me dritë, një yll të ri dhe shenja të tjera, Hel. 14:2–6 .
Samuel Lamaniti profetizoi errësirë, bubullima e vetëtima dhe lëkundje të tokës, Hel. 14:20–27 .
Shenjat e lindjes së Jezusit u përmbushën, 3 Ne. 1:15–21 .
Shenjat e vdekjes së Jezusit u përmbushën, 3 Ne. 8:5–23 .
Shembulli i Jezu Krishtit Ju kam dhënë një shembull, Gjo. 13:15 .
Unë jam udha, e vërteta dhe jeta, Gjo. 14:6 .
Edhe Krishti vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni në hapat e tij, 1 Pj. 2:21 .
Në qoftë se një njeri nuk ndjek shembullin e Birit të Perëndisë së gjallë, ai nuk mund të shpëtohet, 2 Ne. 31:16 .
Unë do të doja që ju të jeni të përkryer, madje sikurse unë jam, 3 Ne. 12:48 .
Këtë ju do të përpiqeni ta bëni gjithmonë, madje, ashtu siç e kam bërë unë, 3 Ne. 18:6 .
Unë kam vendosur një shembull për ju, 3 Ne. 18:16 .
Veprat që më keni parë të bëj, duhet t’i bëni edhe ju, 3 Ne. 27:21, 27 .
Pasuesit e vërtetë të Jezu Krishtit duhet të jenë si ai, Moro. 7:48 .
Shfaqjet e Krishtit pas vdekjes Kur Jezusi u ngrit së vdekuri, ai iu shfaq së pari Marisë, Mr. 16:9 (Gjo. 20:11–18 ).
Jezusi eci dhe bisedoi me dy nga dishepujt në rrugën për në Emaus, Llu. 24:13–34 .
Jezusi iu shfaq apostujve, të cilët i prekën duart dhe këmbët e tij, Llu. 24:36–43 (Gjo. 20:19–20 ).
Jezusi iu shfaq Thomait, Gjo. 20:24–29 .
Jezusi iu shfaq dishepujve në detin e Tiberiadës, Gjo. 21:1–14 .
Jezusi shërbeu për dyzet ditë pas ringjalljes së tij, Vep. 1:2–3 .
Stefani e pa Jezusin të qëndronte në anën e djathtë të Perëndisë, Vep. 7:55–56 .
Jezusi iu shfaq Saulit, Vep. 9:1–8 (PJS, Vep. 9:7 ; Vep. 26:9–17 ).
Krishti u pa prej më shumë se 500 vetave, 1 Kor. 15:3–8 .
Joseph Smith-i dhe Sidney Rigdon e panë Jezusin në anën e djathtë të Perëndisë, DeB 76:22–23 .
Joseph Smith-i dhe Oliver Cowdery e panë Zotin në tempullin e Kirtland-it, DeB 110:1–4 .
Tipet ose simbolet e Krishtit Abeli ofroi të parëlindurit e kopesë së tij, Zan. 4:4 (Mois. 5:20 ).
Merr birin tënd të vetëm, Isakun, dhe ofroje si flijim, Zan. 22:1–13 (Jakobi 4:5 ).
Zoti i urdhëroi fëmijët e Izraelit të sakrifikonin qengja pa të meta, Eks. 12:5, 21, 46 (Num. 9:12 ; Gjo. 1:29 ; 19:33 ; 1 Pj. 1:19 ; Zbu. 5:6 ).
Kjo është buka që Zoti jua ka dhënë ta hani, Eks. 16:2–15 (Gjo. 6:51 ).
Rrahe shkëmbin dhe do të burojë ujë prej tij, që populli mund të pijë, Eks. 17:6 (Gjo. 4:6–14 ; 1 Kor. 10:1–4 ).
Dhija do të marrë mbi vete të gjitha fëlliqësitë e tyre, Lev. 16:20–22 (Isa. 53:11 ; Mosia 14:11 ; 15:6–9 ).
Moisiu ngriti një gjarpër prej bronxi për të shpëtuar ata që vështrojnë tek ai, Num. 21:8–9 (Gjo. 3:14–15 ; Alma 33:19 ; Hel. 8:14–15 ).
Jona ishte në barkun e peshkut për tri ditë, Jon. 1:17 (Mt. 12:40 ).