Të bëhesh mirë ose të shëndoshesh përsëri, si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht. Shkrimet e shenjta përmbajnë shumë shembuj të shërimeve të mrekullueshme të bëra nga Zoti dhe shërbëtorët e tij.
Unë jam Zoti që të shëron, Eks. 15:26 .
Naamani u zhyt në lumin Jordan shtatë herë dhe u shërua, 2 Mbr. 5:1–14 .
Për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar, Isa. 53:5 (Mosia 14:3 ).
Dielli i drejtësisë do të lindet me shërimin në krahët e tij, Mal. 4:2 .
Jezusi shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve, Mt. 4:23 (Mt. 9:35 ).
Ai u dha autoritet të shërojnë të gjitha llojet e sëmundjeve, Mt. 10:1 .
Ai më ka dërguar për të shëruar zemërthyerit, Llu. 4:18 .
Ata u shëruan nga fuqia e Qengjit të Perëndisë, 1 Ne. 11:31 .
Në qoftë se beson në shëlbimin e Krishtit, ti mund të shërohesh, Alma 15:8 .
Ai shëroi secilin, 3 Ne. 17:9 .
Ai që ka besim në mua për t’u shëruar, do të shërohet, DeB 42:48 .
Në emrin tim ata do të shërojnë të sëmurët, DeB 84:68 .