Rrëfej, Rrëfim
Në shkrimet e shenjta fjala rrëfim përdoret në të paktën dy mënyra. Në një kuptim, të rrëfesh do të thotë të paraqesësh besimin e dikujt në diçka, si për shembull, të rrëfesh që Jezusi është Krishti (Mt. 10:32; Rom. 10:9; 1 Gjo. 4:1–3; DeB 88:104).
Në një kuptim tjetër, të rrëfesh do të thotë t’ia pranosh fajin dikujt, të tillë si në rrëfimin e mëkateve. Është detyrë e gjithë njerëzve t’ia rrëfejnë mëkatet e tyre Zotit dhe të marrin faljen e tij (DeB 58:42–43). Kur është e nevojshme, mëkatet duhet t’u rrëfehen personit ose personave kundrejt të cilëve kemi mëkatuar. Mëkatet serioze duhet t’i rrëfehen një drejtuesi të Kishës (në shumicën e rasteve, peshkopit).