Ndihma për Studimin
Renditja Alfabetike e Temave


Renditja Alfabetike e Temave

Si ta Përdorësh. Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta është një renditje alfabetike e temave të ungjillit. Ai jep një përshkrim të shkurtër të secilës temë dhe siguron referencat më domethënëse të shkrimeve të shenjta rreth asaj teme. Secila referencë paraprihet nga një citim ose përmbledhje e shkurtër e shkrimit të shenjtë. Referencat e shkrimit të shenjtë shfaqen në rendin e mëposhtëm: Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re, Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje dhe Perla me Vlerë të Madhe. Diagrama e mëposhtme shpjegon një referencë shembull:

model

Bekoj, Bekuar (i), Bekim

T’i japësh dikujt miratim hyjnor. Çdo gjë që kontribuon në lumturi, mirëqenie ose përparim të vërtetë është një bekim.

Të gjitha bekimet bazohen në ligje të përjetshme (DeB 130:20–21). Ngaqë Perëndia dëshiron që fëmijët e tij të gjejnë gëzim në jetë (2 Ne. 2:25), ai u dhuron bekime atyre, si rezultat i bindjes së tyre ndaj urdhërimeve të tij (DeB 82:10), në përgjigje të një lutjeje ose ordinance të priftërisë (DeB 19:38; 107:65–67), ose nëpërmjet hirit të tij (2 Ne. 25:23).

Një listë e mirënjohur e thënieve rreth të qenurit të bekuar është Lumturitë (Mt. 5:1–12; 3 Ne. 12:1–12).

Në përgjithësi

Bibël, Përkthim i Joseph Smith-it (PJS)

Dru i Efraimit

Temat janë me shkronja të mëdha dhe të theksuara.

Jepet një përkufizim i shkurtër i secilës temë.

Disa tema kanë nëntema. Këto janë me shkronja kursive.

Referenca të lidhura nga shkrimet e shenjta jepen në kllapa.

Nganjëherë informacioni rreth një çështjeje nuk përfshihet nën temën që ti ke parë. Fjala kursive shih, të drejton te tema ku gjendet informacioni.

Nganjëherë tema të tjera në udhëzues përmbajnë informacion që lidhet me temën që ti po studion. Fjalët kursive shih gjithashtu të drejtojnë te këto tema përkatëse.

Referencat e shkrimeve të shenjta, të cilat të ndihmojnë të kuptosh përkufizimin, janë në kllapa.

Çdo referencë e shkrimit të shenjtë paraprihet nga një citim nga shkrimi i shenjtë ose nga një përmbledhje e shkrimit të shenjtë.

Fjala kursive shih (ose shih gjithashtu) e pasuar nga kjo vijë tregon që informacioni gjendet në një nëntemë (“Dru i Efraimit”) të temës kryesore (“Efraim”).