E njohur gjithashtu si Arka e Jehovait dhe Arka e Dëshmisë, Arka e Besëlidhjes ishte një kosh apo kuti më e gjatë sesa e gjerë, e bërë prej druri dhe e larë nga jashtë me ar. Ajo ishte simboli më i vjetër dhe më i shenjtë i simboleve fetare të izraelitëve. Froni i Mëshirës që formonte kapakun e saj shihej si vendi tokësor i banimit të Jehovait (Eks. 25:22). Me mbarimin e tabernakullit, arka u vendos në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, që ishte vendi më i shenjtë në ndërtesë (1 Mbr. 8:1–8).