Veprimi i vënies së duarve të dikujt mbi kokën e një njeriu si pjesë e një ordinance të priftërisë. Shumë ordinanca të priftërisë kryhen me anë të vënies së duarve, të tilla si shugurimet, bekimet, administrimi i të sëmurëve, konfirmimi i njerëzve anëtarë të Kishës dhe dhënia e Frymës së Shenjtë.
Jezusi vendosi duart e tij mbi disa të lëngatë dhe i shëroi ata, Mr. 6:5 (Morm. 9:24 ).
Apostujt vunë duart e tyre mbi shtatë vetët që do t’i ndihmonin ata, Vep. 6:5–6 .
Fryma e Shenjtë u dha me anë të vënies së duarve, Vep. 8:14–17 .
Anania i vuri duart e tij mbi Saulin dhe i riktheu dritën e syve, Vep. 9:12, 17–18 .
Pali vuri duart mbi të dhe e shëroi, Vep. 28:8 .
Pali u mësoi doktrinën e pagëzimit dhe të vënies së duarve, Heb. 6:2 .
Alma shuguroi priftërinj dhe pleq nëpërmjet vënies së duarve, Alma 6:1 .
Jezusi u dha dishepujve të vet fuqi që të jepnin Frymën e Shenjtë nëpërmjet vënies së duarve, 3 Ne. 18:36–37 .
Atij mbi të cilin do të vini duart, do t’i jepni Frymën e Shenjtë, Moro. 2:2 .
Pleqtë duhet t’i vënë duart e tyre mbi fëmijët për një bekim, DeB 20:70 .
Ata do ta marrin Frymën e Shenjtë me anë të vënies së duarve, DeB 35:6 (NeB 1:4 ).
Pleqtë do t’i vënë duart mbi të sëmurët, DeB 42:44 (DeB 66:9 ).
Fëmijët duhet të marrin vënien e duarve pas pagëzimit, DeB 68:27 .
Priftëria merret me anë të vënies së duarve, DeB 84:6–16 .