Përkthej
Të shprehësh kuptimin e një ideje të dhënë në një gjuhë, me terma të njëvlefshëm në një gjuhë tjetër (Mosia 8:8–13; NeB 1:8). Në shkrimet e shenjta shpesh flitet për të si një dhuratë nga Perëndia (Alma 9:21; DeB 8; 9:7–9). Nganjëherë ajo do të thotë të përmirësosh ose korrigjosh një përkthim ekzistues në një gjuhë ose të rivendosësh një tekst të humbur (DeB 45:60–61). Joseph Smith-i u urdhërua të ndërmarrë një përkthim të frymëzuar të Biblës së mbretit James (DeB 42:56; 76:15).