Begati ose bollëk. Perëndia i këshilloi shenjtorët të mos kërkojnë pasuri të botës përveçse për të bërë mirë. Shenjtorët nuk duhet ta vënë kërkimin e pasurive të botës përpara kërkimit të mbretërisë së Perëndisë, e cila mban pasuritë e përjetësisë (Jakobi 2:18–19 ).
Në qoftë se pasuritë rriten, mos u kushtoni zemrën, Psa. 62:10 .
Pasuritë nuk sjellin dobi në ditën e zemërimit, Fja. 11:4 .
Kush beson në pasuritë e tij, do të rrëzohet, Fja. 11:28 .
Një emër i mirë është më i mirë të zgjidhet sesa pasuri të mëdha, Fja. 22:1 .
Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë, Mr. 10:23 (Llu. 18:24–25 ).
Dashuria për para është rrënja e të gjitha të këqijave, 1 Tim. 6:10 .
Mjerë të pasurit që i përbuzin të varfrit dhe thesari i të cilëve është perëndia i tyre, 2 Ne. 9:30 .
Të drejtët nuk i vunë zemrat e tyre pas pasurive, por i ndanë me të gjithë, Alma 1:30 .
Njerëzit filluan të jenë krenarë për shkak të pasurive, Alma 4:6–8 .
Njerëzit u dalluan sipas rangjeve, në bazë të pasurive të tyre, 3 Ne. 6:12 .
Sa shpesh ju kam thirrur prej pasurive të jetës së përjetshme, DeB 43:25 .
Pasuritë e përjetësisë janë të miat për t’i dhënë, DeB 67:2 (DeB 78:18 ).