Jozef, Bir i Jakobit
Në Dhjatën e Vjetër, djali i parë i Jakobit dhe Rakelës (Zan. 30:22–24; 37:3).
Jozefi fitoi parëbirninë në Izrael, sepse Rubeni, biri i parëlindur i gruas së parë të Jakobit, e humbi këtë privilegj nëpërmjet shkeljes (1 Kro. 5:1–2). Meqenëse ishte i denjë, Jozefi, si biri i parëlindur i gruas së dytë të Jakobit, ishte i dyti në radhë për bekimin. Jozefi gjithashtu mori bekim nga ati i tij pak kohë pasi Jakobi vdiq (Zan. 49:22–26).
Jozefi ishte një njeri me shumë karakter, një individ “i zgjuar dhe i ditur” (Zan. 41:39). Mospranimi i gruas së Potifarit është një shembull i besimit, dëlirësisë dhe integritetit vetjak (Zan. 39:7–12). Në Egjipt, kur Jozefi ua zbuloi identitetin e tij të vërtetë vëllezërve të vet, ai i falënderoi në vend që t’i fajësonte ata për mënyrën sesi e kishin trajtuar. Ai besonte se veprat e tyre kishin ndihmuar për të plotësuar vullnetin hyjnor të Perëndisë (Zan. 45:4–15).
Zbulesat e ditëve të mëvonshme zbulojnë misionin më të madh të familjes së Jozefit në ditët e fundit (2 Ne. 3:3–24; 3 Ne. 20:25–27; PJS, Zan. 50).