Detyrë, NëpunësShih gjithashtu Priftëri; Shuguroj, shugurimPozitë autoriteti ose përgjegjësie në një organizatë, shpesh e përdorur në shkrimet e shenjta për të kuptuar një pozitë autoriteti të priftërisë; gjithashtu mund të kuptojë detyrat e caktuara për pozitën ose personin i cili e mban atë pozitë.Të gjithë anëtarët nuk kanë të njëjtën detyrë, Rom. 12:4.Ne lartësuam detyrën tonë ndaj Zotit, Jakobi 1:19.Melkizedeku mori detyrën e priftërisë së lartë, Alma 13:18.Detyra e shërbesës së engjëjve është të thërrasin njerëzit në pendim, Moro. 7:31.Askush nuk duhet të shugurohet në ndonjë detyrë në këtë Kishë pa votën e asaj Kishe, DeB 20:65.Çdo njeri duhet të qëndrojë në detyrën e tij, DeB 84:109.Ka presidentë ose drejtues kryesues që caktohen nga mesi i atyre që shugurohen në detyrat në këto dy priftëri, DeB 107:21.Përshkruhen detyrat e atyre që kryesojnë mbi detyrat e kuorumeve të priftërisë, DeB 107:85–98.Çdo njeri duhet ta mësojë detyrën e tij dhe të veprojë në thirrjen që është caktuar, DeB 107:99–100.Unë ju jap juve çelësat që i përkasin priftërisë sime, DeB 124:123.