Zgjedh, Zgjodha, ZgjedhurShih gjithashtu Lirë (i), liri; Thërras, thirrur (i) nga Perëndia, thirrje; Zgjedhje e lirëKur Zoti veçon, ose zgjedh, një individ ose një grup, ai zakonisht gjithashtu i thërret ata për të shërbyer.Zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni, Joz. 24:15 (Alma 30:8; Mois. 6:33).Unë të kam zgjedhur ty në furrën e pikëllimit, Isa. 48:10 (1 Ne. 20:10).Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve, Gjo. 15:16.Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët, 1 Kor. 1:27.Ai na ka zgjedhur para themelimit të botës, Ef. 1:4.Ne jemi të lirë të zgjedhim lirinë dhe jetën e përjetshme, ose robërinë dhe vdekjen, 2 Ne. 2:27.Fisnikët dhe të mëdhenjtë u zgjodhën nga fillimi, DeB 138:55–56.Izraeli u zgjodh nga Perëndia, Mois. 1:26.Abrahami u zgjodh përpara se të lindej, Abr. 3:23.