Zerubabel
Në Dhjatën e Vjetër, kur Kiri dha leje për judenjtë të ktheheshin në Palestinë, Zerubabeli u caktua guvernator ose përfaqësues i shtëpisë mbretërore izraelite. Emri i tij persian ishte Sheshbatsar (Esd. 1:8). Ai u përfshi në rindërtimin e tempullit në Jeruzalem (Esd. 3:2, 8; 5:2).