Drejtë (i), DrejtësiShih gjithashtu Denjë (i), denjësi; Ec, ec me Perëndinë; Integritet; Padrejtë (i), padrejtësi; Urdhërime të PerëndisëTë qenit i shenjtë, i ndershëm, pa dredhi; duke vepruar me bindje ndaj urdhërimeve të Perëndisë; duke iu shmangur mëkatit.Zoti do të bekojë të drejtin, Psa. 5:12.Sytë e Zotit janë mbi të drejtët, Psa. 34:15, 17 (1 Pj. 3:12).Kur të drejtët janë në autoritet, populli gëzohet, Fja. 29:2 (DeB 98:9–10).Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, Mt. 5:6 (3 Ne. 12:6).Para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij, Mt. 6:33.Të drejtët shkojnë në jetë të përjetshme, Mt. 25:46.Lutja e të drejtit ka shumë vlerë kur bëhet me gjithë shpirt, Jak. 5:16.Ai që është i drejtë, është i favorizuar nga Perëndia, 1 Ne. 17:35.Ai do t’i ruajë të drejtët; ata nuk duhet të kenë frikë, 1 Ne. 22:17, 22.Satani nuk do të ketë pushtet për shkak të drejtësisë së popullit të Zotit, 1 Ne. 22:26.Në qoftë se nuk ka drejtësi, nuk ka lumturi, 2 Ne. 2:13.Të drejtët do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, 2 Ne. 9:18.Të drejtët nuk frikësohen prej fjalëve të së vërtetës, 2 Ne. 9:40.Të gjithë njerëzit duhet të ndryshohen në një gjendje drejtësie, Mosia 27:25–26.Emrat e të drejtëve do të shkruhen në librin e jetës, Alma 5:58.Ju keni kërkuar lumturi duke bërë padrejtësi, që është në kundërshtim me natyrën e drejtësisë, Hel. 13:38.Kënga e të drejtëve është një lutje për mua, DeB 25:12.Qëndroni, duke patur të veshur parzmoren e drejtësisë, DeB 27:16 (Ef. 6:14).Vdekja e të drejtëve është e ëmbël për ta, DeB 42:46.Të drejtët do të mblidhen prej gjithë kombeve, DeB 45:71.Njerëzit duhet të bëjnë të ndodhë shumë drejtësi me vullnetin e tyre të lirë, DeB 58:27.Ai që bën veprat e drejtësisë duhet të marrë paqe në këtë botë dhe jetë të përjetshme në botën që vjen, DeB 59:23.Në Ardhjen e Dytë, do të ketë një ndarje të plotë të të drejtëve nga të ligjtë, DeB 63:54.Fuqitë e qiellit mund të kontrollohen vetëm nga parimet e drejtësisë, DeB 121:36.Mes të drejtëve kishte paqe, DeB 138:22.Populli i Sionit banoi në drejtësi, Mois. 7:18.Abrahami ishte një ndjekës i drejtësisë, Abr. 1:2.