Ndihma për Studimin
Samaria


Samaria

Në Dhjatën e Vjetër, kryeqyteti i mbretërisë veriore të Izraelit (1 Mbr. 16:23–24). Për shkak të vendndodhjes së saj të fortë ushtarake në një kodër, asirianët nuk mundën ta merrnin atë veçse pas një rrethimi prej tre vjetësh (2 Mbr. 17:5–6). Herodi e rindërtoi dhe e quajti Sebaste. Në kohët e Dhjatës së Re, Samaria ishte emri i tërë rajonit qendror të Palestinës në perëndim të Jordanit.