Ndihma për Studimin
Gjak


Gjak

I parë nga izraelitët e lashtë dhe nga shumë kultura sot si vatra e jetës ose energjia jetësore e të gjithë mishit. Në kohët e Dhjatës së Vjetër, Zoti e ndaloi Izraelin të hante gjakun si ushqim (Lev. 3:17; 7:26–27; 17:10–14).

Fuqia shlyese e një flijimi ishte në gjakun, sepse gjaku shihej si thelbësor për jetën. Flijimi i kafshëve në Dhjatën e Vjetër ishte simbol i sakrificës së madhe të kryer më vonë nga Jezu Krishti (Lev. 17:11; Mois. 5:5–7). Gjaku shlyes i Jezu Krishtit i pastron të penduarit nga mëkati (1 Gjo. 1:7).