Ester
Një grua me besim të madh dhe personazhi kryesor në librin e Esterit.
Libri i Esterit
Një libër në Dhjatën e Vjetër që përmban historinë e kurajos së madhe të mbretëreshës Ester në shpëtimin e popullit të saj nga shkatërrimi.
Kapitujt 1–2 tregojnë sesi Esteri, një grua judease dhe bija e adoptuar e një judeasi të quajtur Mardoke, u zgjodh si mbretëreshë e Persisë për shkak të bukurisë së saj. Kapitulli 3 shpjegon se Hamani, kryeoborrtari i mbretit, e urrente Mardokeun dhe fitoi një dekret për të vrarë të gjithë judenjtë. Kapitujt 4–10 tregojnë sesi Esteri, duke rrezikuar shumë vetveten, ia zbuloi kombësinë e saj mbretit dhe fitoi një anullim të dekretit.