Ndihma për Studimin
Sinagogë


Sinagogë

Një vend mbledhjeje i përdorur për qëllime fetare. Në kohët e Dhjatës së Re, mobiljet në përgjithësi ishin të thjeshta, të përbëra nga një arkë që përmbante pergamenet e ligjit dhe shkrime të tjera të shenjta, një tavolinë leximi dhe ndenjëse për adhuruesit.

Një këshill lokal i pleqve drejtonte secilën sinagogë. Ata vendosnin cili do të pranohej dhe cili do të përjashtohej (Gjo. 9:22; 12:42). Zyrtari më i lartë i sinagogës ishte kryetari i sinagogës (Llu. 13:14; Mr. 5:22). Ai përgjithësisht ishte një skrib, kujdesej për ndërtesën dhe mbikqyrte shërbimet. Një shërbyes kryente detyrat e nëpunësit (Llu. 4:20).

Kishte një sinagogë në çdo qytet ku jetonin judenjtë, si në Palestinë dhe kudo tjetër. Kjo ishte një ndihmë e madhe në shpërndarjen e ungjillit të Jezu Krishtit, sepse misionarët e hershëm të Kishës zakonisht mund të flisnin në sinagoga (Vep. 13:5, 14; 14:1; 17:1, 10; 18:4). Po kjo praktikë ekzistonte mes misionarëve në Librin e Mormonit (Alma 16:13; 21:4–5; 32:1), si dhe mes misionarëve të hershëm të kësaj periudhe. (DeB 66:7; 68:1).