Ndihma për Studimin
Urdhërimet, Dhjetë


Urdhërimet, Dhjetë

Dhjetë ligje të dhëna nga Perëndia nëpërmjet profetit Moisi për të qeverisur sjelljen morale.

Emri hebraisht për këto është “Dhjetë Fjalët”. Ato gjithashtu quhen Besëlidhja (LiP. 9:9) ose Dëshmia (Eks. 25:21; 32:15). Dhënia Moisiut nga Perëndia e Dhjetë Urdhërimeve të Perëndisë, dhe nëpërmjet tij Izraelit, përshkruhet në Eks. 19:9–20:23; 32:15–19; 34:1. Urdhërimet u gdhendën në dy pllaka guri, të cilat u vendosën në Arkën; prandaj Arka u quajt Arka e Besëlidhjes (Num. 10:33). Zoti, duke cituar nga LiP. 6:4–5 dhe Lev. 19:18, i ka përmbledhur të Dhjetë Urdhërimet në “dy urdhërime të mëdha” (Mt. 22:37–39).

Të Dhjetë Urdhërimet janë përsëritur në zbulesën e ditëve të mëvonshme (Mosia 12:32–37; 13:12–24; DeB 42:18–28; 59:5–13; PJS, Eks. 34:1–2).