Të mos kesh dyshim në diçka ose të pranosh diçka si të vërtetë. Një njeri duhet të pendohet dhe të ketë besim te Jezu Krishti, me qëllim që të shpëtohet në mbretërinë e Perëndisë (DeB 20:29 ).
Besoni Zotin, Perëndinë tuaj, besoni profetët e tij, 2 Kro. 20:20 .
Danieli nuk u lëndua në gropën e luanëve, sepse besoi te Perëndia, Dan. 6:23 .
U bëftë ashtu si besove, Mt. 8:13 .
Gjithçka që kërkoni në lutje, duke besuar, do ta merrni, Mt. 21:22 .
Mos ki frikë, vetëm ki besim, Mr. 5:36 .
Gjithçka është e mundshme për atë që beson, Mr. 9:23–24 .
Ai që beson dhe është pagëzuar, do të shpëtohet, Mr. 16:16 (2 Ne. 2:9 ; 3 Ne. 11:33–35 ).
Ai që beson te Biri ka jetë të përjetshme, Gjo. 3:16, 18, 36 (Gjo. 5:24 ; DeB 10:50 ).
Ne besojmë dhe jemi të sigurtë se ti je Krishti, Gjo. 6:69 .
Ai që beson në mua, edhe sikur të vdiste, do të jetojë, Gjo. 11:25–26 .
Ne që kemi besuar, do të hyjmë në prehje, Heb. 4:3 .
Besoni në Jezu Krishtin dhe duajeni njëri-tjetrin, 1 Gjo. 3:23 .
Mesia nuk do të shkatërrojë asnjë që beson në të, 2 Ne. 6:14 .
Judenjtë do të përndiqen derisa të binden të besojnë te Krishti, 2 Ne. 25:16 .
Në qoftë se ju i besoni këto gjëra, kujdesuni që t’i bëni ato, Mosia 4:10 .
Biri do të marrë mbi vete shkeljet e atyre që besojnë në emrin e tij, Alma 11:40 .
I bekuar është ai që beson në fjalën e Perëndisë, pa qenë i detyruar, Alma 32:16 .
Në qoftë se nuk mund të bëni më shumë sesa të dëshironi të besoni, lëreni këtë dëshirë të veprojë në ju, Alma 32:27 .
Në qoftë se besoni në emrin e Krishtit, ju do të pendoheni, Hel. 14:13 .
Kushdo që beson në Krishtin, beson gjithashtu në Atin, 3 Ne. 11:35 .
Kurrë një njeri nuk ka besuar në Zotin, ashtu si besoi vëllai i Jaredit, Eth. 3:15 .
Çdo gjë që ju bind të besoni në Krisht, dërgohet nëpërmjet fuqisë së Krishtit, Moro. 7:16–17 .
Atyre që besojnë në fjalët e Zotit, do t’u jepet një manifestim i Shpirtit, DeB 5:16 .
Ata që besojnë në emrin e Zotit, do të bëhen bij të Perëndisë, DeB 11:30 (Gjoni 1:12 ).
Disave u jepet të besojnë në fjalët e të tjerëve, DeB 46:14 .
Shenja i ndjekin ata që besojnë, DeB 58:64 (DeB 63:7–12 ).