NënëShih gjithashtu Evë; Familje; PrindërNjë titull i shenjtë që i drejtohet një gruaje që lind ose birëson fëmijë. Nënat ndihmojnë në planin e Perëndisë duke dhënë trupa të vdekshëm për fëmijët shpirtërorë të Perëndisë.Adami e quajti gruan e tij Evë, sepse ajo qe nëna e tërë të gjallëve, Zan. 3:20 (Mois. 4:26).Ndero atin tënd dhe nënën tënde, Eks. 20:12 (Ef. 6:1–3; Mosia 13:20).Mos e braktis ligjin e nënës tënde, Fja. 1:8.Njeriu budalla përçmon të ëmën, Fja. 15:20 (Fja. 10:1).Mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë, Fja. 23:22.Fëmijët e saj dhe burri i saj ngrihen dhe e shpallin fatlume dhe burri i saj e lëvdon, Fja. 31:28.Nëna e Jezusit qëndroi pranë kryqit, Gjo. 19:25–27.Dymijë luftëtarët lamanitë ishin mësuar prej nënave të tyre, Alma 56:47 (Alma 57:21).Nëna jonë e lavdishme Eva ishte ndër të mëdhenjtë dhe të fuqishmit që Zoti i udhëzoi në botën e shpirtrave, DeB 138:38–39.