Të shpëtohesh si nga vdekja fizike ashtu dhe ajo shpirtërore. Të gjithë njerëzit do të shpëtohen nga vdekja fizike me anë të hirit të Perëndisë, nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Jezu Krishtit. Çdo individ mund të shpëtohet gjithashtu nga vdekja shpirtërore, përsëri me anë të hirit të Perëndisë, nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin. Ky besim shfaqet në një jetë bindjeje ndaj ligjeve dhe ordinancave të ungjillit dhe një jetë shërbimi për Krishtin.