Ndihma për Studimin
Jarom


Jarom

Në Librin e Mormonit, një bir i Enosit dhe nip i Lehit. Ai i mbajti analet e nefitëve për gjashtëdhjetë vjet, 420–361 para K. (Enosi 1:25; Jar. 1:13). Ishte njeri besnik, i cili zgjodhi të mos shkruajë shumë në analin historik (Jar. 1:2).

Libri i Jaromit

Ka vetëm pesëmbëdhjetë vargje në këtë libër në Librin e Mormonit. Jaromi shënoi se nefitët vazhduan të jetonin ligjin e Moisiut dhe prisnin me padurim ardhjen e Krishtit. Ata u udhëhoqën nga mbretër që ishin burra të fuqishëm besimtarë. Ata patën begati, ndërkohë që ua vunë veshin profetëve, priftërinjve dhe mësuesve të tyre.