Kronologji
Kronologjia e mëposhtme ose renditja e ngjarjeve nuk është e plotë dhe ka për qëllim vetëm t’i japë lexuesit një ide për vazhdimësinë e ngjarjeve në kohët biblike dhe të Librit të Mormonit:
Ngjarjet në ditët e patriarkëve të hershëm: (Për shkak të vështirësisë në përcaktimin e datave të sakta për ngjarjet në këtë pjesë, datat nuk jepen.) | |
Para K. (ose P.E.S.—Para Erës Sonë) | |
4000 | Adami ra në mëkat. |
Enoku në shërbesë. | |
Noeu në shërbesë; toka u përmbyt. | |
Kulla e Babelit u ndërtua; Jareditët udhëtuan për në Tokën e Premtuar. | |
Melkizedeku në shërbesë. | |
Noeu vdiq. | |
Abrami (Abrahami) u lind. | |
Isaku u lind. | |
Jakobi u lind. | |
Jozefi u lind. | |
Jozefi u shit në Egjipt. | |
Jozefi u shfaq përpara faraonit. | |
Jakobi (Izraeli) dhe familja e tij shkuan në Egjipt. | |
Jakobi (Izraeli) vdiq. | |
Jozefi vdiq. | |
Moisiu u lind. | |
Moisiu i nxori fëmijët e Izraelit nga toka e Egjiptit (Eksodi). | |
Moisiu u mor në qiell. | |
Jozueu vdiq. | |
Pasi vdiq Jozueu, filloi periudha e gjykatësve, me Othinielin si gjykatësin e parë dhe Samuelin si të fundit; renditja dhe datat e të tjerëve janë shumë të pasigurta. | |
Sauli u vajos mbret. |
Ngjarje të Mbretërisë së Bashkuar të Izraelit: | |
1095 | Mbretërimi i Saulit fillon. |
1063 | Davidi u vajos mbret nga Samueli. |
1055 | Davidi u bë mbret në Hebron. |
1047 | Davidi u bë mbret në Jeruzalem; Nathani dhe Gadi profetizuan. |
1015 | Salomoni u bë mbret i të gjithë Izraelit. |
991 | Tempulli u përfundua. |
975 | Salomoni vdiq; dhjetë fiset veriore ngritën krye kundër Rehoboamit, birit të tij, dhe Izraeli u nda. |
Ngjarje të Izraelit: | Ngjarje të Judesë: | Ngjarje në historinë e Librit të Mormonit: | |||
---|---|---|---|---|---|
975 | Jeroboami u bë mbret i Izraelit. | ||||
949 | Shishaku, mbreti i Egjiptit, plaçkiti Jeruzalemin. | ||||
875 | Ahabi sundoi në Samari mbi Izraelin verior; Elija profetizoi. | ||||
851 | Elizeu kreu mrekulli të mëdha. | ||||
792 | Amosi profetizoi. | ||||
790 | Jona dhe Osea profetizuan. | ||||
740 | Isaia filloi të profetizojë. (Roma u themelua; Nabonasari ishte mbreti i Babilonisë në 747; Tiglath-Pileseri Ⅲ ishte mbreti i Asirisë nga 747 deri në 734.) | ||||
728 | Ezekia ishte mbreti i Judës. (Shalmaneseri Ⅳ ishte mbreti i Asirisë.) | ||||
721 | Mbretëria e Veriut u shkatërrua; dhjetë fiset u morën robër; Mikea profetizoi. | ||||
642 | Nahumi profetizoi. | ||||
628 | Jeremia dhe Sofonia profetizuan. | ||||
609 | Abdia profetizoi; Danieli u mor rob në Babiloni. (Ninevea u pushtua në 606; Nebukadnetsari ishte mbreti i Babilonisë nga 604 deri në 561.) | ||||
600 | Lehi u largua nga Jeruzalemi. | ||||
598 | Ezekieli profetizoi në Babiloni; Habakuku profetizoi; Zedekia ishte mbret i Judës. | ||||
588 | Muleku u nis nga Jeruzalemi për në tokën e premtuar. | ||||
588 | Nefitët u ndanë nga lamanitët (midis 588 dhe 570). | ||||
587 | Nebukadnetsari pushtoi Jeruzalemin. |
Ngjarje të Judesë: | Ngjarje në historinë e Librit të Mormonit: | ||
---|---|---|---|
537 | Kiri nxori dekret që judenjtë mund të ktheheshin nga Babilonia. | ||
520 | Hagai dhe Zakaria profetizuan. | ||
486 | Esteri jetoi | ||
458 | Esdra u ngarkua që të kryente reforma. | ||
444 | Nehemia u caktua guvernator i Judesë. | ||
432 | Malakia profetizoi. | ||
400 | Jaromi mori fletët. | ||
360 | Omni mori fletët. | ||
332 | Aleksandri i Madh pushtoi Sirinë dhe Egjiptin. | ||
323 | Aleksandri vdiq. | ||
277 | Septuagint-i, përkthimi i shkrimeve të shenjta judease në gjuhën greke, u fillua. | ||
167 | Matathias Makabi ngriti krye kundër Sirisë. | ||
166 | Juda Makabeu u bë udhëheqësi i judenjve. | ||
165 | Tempulli u pastrua dhe u ripërkushtua; Hanuka filloi. | ||
161 | Juda Makabeu vdiq. | ||
148 | Abinadi u martirizua; Alma ringriti Kishën mes nefitëve. | ||
124 | Beniamini dha fjalimin e tij përfundimtar drejtuar nefitëve. | ||
100 | Alma i Riu dhe bijtë e Mosias filluan punën e tyre. | ||
91 | Mbretërimi i gjykatësve filloi mes nefitëve. | ||
63 | Pompei pushtoi Jeruzalemin dhe sundimi i makabeasve mbaroi në Izrael. | ||
51 | Kleopatra sundoi. | ||
41 | Herodi dhe Fazeli u bënë tetrarkë të përbashkët të Judesë. | ||
37 | Herodi u bë udhëheqës në Jeruzalem. | ||
31 | Beteja e Aktiumit u zhvillua; Augusti ishte perandor i Romës nga 31 para K. deri në 14 pas K. | ||
30 | Kleopatra vdiq. | ||
17 | Herodi rindërtoi tempullin. | ||
6 | Samuel Lamaniti profetizoi lindjen e Krishtit. |
Ngjarje në historinë e krishterë: | Ngjarje në historinë e Librit të Mormonit: | ||
---|---|---|---|
Pas K. (ose E.S.—Erës Sonë) | Pas K. (ose E.S) | ||
Lindja e Jezu Krishtit: | |||
30 | Shërbesa e Krishtit filloi. | ||
33 | Krishti u kryqëzua. | 33 ose 34 | Krishti i ringjallur u shfaq në Amerikë. |
35 | Pali u kthye në besim. | ||
45 | Pali ndërmori udhëtimin e tij të parë misionar. | ||
58 | Pali u dërgua në Romë. | ||
61 | Historia e Veprave të Apostujve u mbyll. | ||
62 | Roma u dogj; Të krishterët u përndoqën nga Nero. | ||
70 | Të krishterët u larguan për në Pella; Jeruzalemi u rrethua dhe u pushtua. | ||
95 | Të krishterët u përndoqën nga Domiciani. | ||
385 | Kombi nefit u shkatërrua. | ||
421 | Moroni fshehu fletët. |