Ndihma për Studimin
Ndërgjegje


Ndërgjegje

Ndjenja e brendshme e së drejtës dhe e së gabuarës, që vjen nga Drita e Krishtit në të gjithë njerëzit (Moro. 7:16). Ne kemi lindur me një aftësi natyrore për të dalluar midis së drejtës dhe së gabuarës për shkak të Dritës së Krishtit që i jepet çdo njeriu (DeB 84:46). Kjo aftësi quhet ndërgjegje. Zotërimi i saj na bën qenie të përgjegjshme. Si dhe aftësi të tjetra, ndërgjegjja jonë mund të shuhet nëpërmjet mëkatit ose shpërdorimit.