Qengj i PerëndisëShih gjithashtu Jezu Krisht; Pashkë judease; Shlyej, shlyerjeNjë emër për Shpëtimtarin që i referohet Jezusit si oferta flijuese e dhënë për hirin tonë.Ai u soll si një qengj në thertore, Isa. 53:7 (Mosia 14:7).Ja, Qengji i Perëndisë, i cili heq mëkatin e botës, Gjo. 1:29 (Alma 7:14).Ju u shëlbuat nga gjaku i çmuar i Krishtit, si i një qengji të panjollë, 1 Pj. 1:18–20.I denjë është Qengji që u ther, Zbu. 5:12.Ne e mposhtim Satanin me anë të gjakut të Qengjit, Zbu. 12:11.Këto janë bërë të bardha në gjakun e Qengjit për shkak të besimit të tyre në të, 1 Ne. 12:11.Qengji i Perëndisë është Biri i Atit të Amshuar dhe Shpëtimtari i botës, 1 Ne. 13:40 (1 Ne. 11:21).I thërrisni fuqishëm Atit në emrin e Jezusit, që ndoshta të mund të pastroheni nga gjaku i Qengjit, Morm. 9:6 (Zbu. 7:14; Alma 34:36).Biri i Njeriut është Qengji i vrarë që nga themelimi i botës, Mois. 7:47.