Vepra të Apostujve
Ky libër është i dyti i një vepre me dy pjesë, shkruar nga Lluka Teofilit. Pjesa e parë njihet si Ungjilli sipas Llukës. Kapitujt 1–12 shënojnë disa nga aktivitetet kryesore misionare të Dymbëdhjetë Apostujve nën drejtimin e Pjetrit, menjëherë pas vdekjes dhe ringjalljes së Shpëtimtarit. Kapitujt 13–28 rendisin disa nga udhëtimet dhe punën misionare të apostullit Pal.