PrehjeShih gjithashtu Ditë e Shabatit; PaqeTë gëzuarit e paqes dhe lirisë nga shqetësimi dhe ngatërresa. Perëndia u ka premtuar një prehje të tillë pasuesve të tij besnikë gjatë kësaj jete. Ai gjithashtu ka përgatitur një vend prehjeje për ta në jetën e ardhshme.Prania ime do të shkojë me ty dhe unë do të të jap prehje, Eks. 33:14.Ejani tek unë, ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap prehje, Mt. 11:28–29.Ne punuam që të mund të hynin në prehjen e tij, Jakobi 1:7 (Heb. 4:1–11).Kushdo që pendohet, do të hyjë në prehjen time, Alma 12:34.Pati shumë, jashtëzakonisht shumë, që u pastruan dhe hynë në prehjen e Zotit, Alma 13:12–16.Parajsa është një gjendje pushimi, Alma 40:12 (Alma 60:13).Asgjë nuk hyn në prehjen e tij, vetëm ata që i kanë larë rrobat e tyre me gjakun tim, 3 Ne. 27:19.Shpalli pendim këtij populli, që ti të mund të pushosh me ta në mbretërinë e Atit tim, DeB 15:6 (DeB 16:6).Ata që vdesin, do të prehen nga gjithë punët e tyre, DeB 59:2 (Zbu. 14:13).Prehja e Zotit është plotësia e lavdisë së tij, DeB 84:24.