Ditë e Shabatit
Një ditë e shenjtë e veçuar çdo javë për pushim dhe adhurim. Pasi Perëndia i krijoi të gjitha gjërat, ai pushoi në ditën e shtatë dhe urdhëroi që një ditë çdo javë të jetë një ditë pushimi për t’i ndihmuar njerëzit ta kujtojnë atë (Eks. 20:8–11).
Përpara ringjalljes së Krishtit, anëtarët e Kishës e mbanin ditën e fundit të javës si Shabatin, ashtu siç bënin judenjtë. Pas ringjalljes, anëtarët e Kishës, qoftë judenj apo johebrenj, mbajtën ditën e parë të javës (dita e Perëndisë) për të kujtuar ringjalljen e Zotit. Kisha sot vazhdon të mbajë një ditë çdo javë si një ditë Shabati të shenjtë në të cilën të adhurojnë Perëndinë dhe të pushojnë nga punët e botës.
Shabati u kujton njerëzve nevojën e tyre për ushqim shpirtëror dhe për detyrën e tyre që t’i binden Perëndisë. Kur një komb rritet i pakujdesshëm në mbajtjen e Shabatit, të gjitha aspektet e jetës ndikohen dhe jeta e tij fetare kalbëzohet (Neh. 13:15–18; Jer. 17:21–27).