Martir, MartirizimNjë njeri që jep jetën e tij në vend që të braktisë Krishtin, ungjillin ose besimet apo parimet e tij të drejta.I gjithë gjaku i drejtë nga Abeli te Zakaria do të dëshmojë kundër të ligjve, Mt. 23:35 (Llu. 11:50).Ai që do ta humbasë jetën e tij për hir të Krishtit dhe të ungjillit, do të shpëtojë, Mr. 8:35 (DeB 98:13).Dhe ata e vranë me gurë Stefanin, Vep. 7:59 (Vep. 22:20).Atje ku ka një testament, do të ketë medoemos edhe vdekjen e trashëgimlënësit, Heb. 9:16–17.Abinadi ra duke vuajtur vdekje nga zjarri, Mosia 17:20.Amoniahitët e kthyer në besim u hodhën në zjarr, Alma 14:8–11.Shumë u vranë, sepse dëshmuan për këto gjëra, 3 Ne. 10:15.Kushdo që e jep jetën e tij për kauzën time, do të gjejë jetë të përjetshme, DeB 98:13–14.Joseph Smith-i dhe Hyrum Smith-i ishin martirë të rivendosjes së ungjillit, DeB 135.Joseph Smith-i e vulosi dëshminë e tij me gjakun e vet, DeB 136:39.