Ndihma për Studimin
Deklaratë Zyrtare—2


Deklaratë Zyrtare—2

Një thënie doktrinore përsa i përket kush mund të mbajë priftërinë e Perëndisë, tani e shtypur në faqet e fundit të Doktrina e Besëlidhje. Në fillim të qershorit 1978, Zoti i zbuloi Presidentit Spencer W. Kimball se priftëria duhej t’u jepej të gjithë anëtarëve të denjë meshkuj në Kishë. Kjo e bëri priftërinë të vlefshme për të tërë burrat dhe bekimet e tempullit të vlefshme për të gjithë anëtarët e denjë, pavarësisht nga raca ose ngjyra. Më 30 shtator 1978, kjo deklaratë iu paraqit konferencës së përgjithshme të Kishës dhe u pranua në mënyrë unanime.