Daniel
Personazhi kryesor i librit të Danielit në Dhjatën e Vjetër; një profet i Perëndisë dhe një njeri me besim të madh.
Asgjë nuk dihet për prindërit e tij, megjithëse duhet të ketë qenë me prejardhje mbretërore (Dan. 1:3). Ai u çua rob në Babiloni, ku mori emrin Belteshatsar (Dan. 1:6–7). Danieli dhe tre robër të tjerë nuk e pranuan ushqimin e mbretit për arsye fetare (Dan. 1:8–16).
Danieli fitoi simpatinë e Nebukadnetsarit dhe Darit nëpërmjet fuqisë së tij për të interpretuar ëndrra (Dan. 2; 4). Ai gjithashtu lexoi dhe interpretoi dorëshkrimet në mur (Dan. 5). Armiqtë e tij komplotuan kundër tij dhe ai u hodh në gropën e luanëve, por Zoti e ruajti jetën e tij (Dan. 6).
Libri i Danielit
Libri ka dy ndarje: kapitujt 1–6 janë tregime rreth Danielit dhe tre shokëve të tij; kapitujt 7–12 janë vegime profetike që pa Danieli. Libri na mëson rëndësinë e të qenit të vërtetë ndaj Perëndisë dhe ilustron se Zoti i bekon besimtarët.
Një ndihmesë kryesore e librit është interpretimi i ëndrrës së mbretit Nebukadnetsar. Në ëndërr, mbretëria e Perëndisë në ditët e fundit paraqitet si një gur që shkëputet nga një mal. Guri do të rrokulliset derisa të mbushë tërë tokën (Dan. 2; shih gjithashtu DeB 65:2).