Gjetseman
Një kopsht për të cilin thuhet në Dhjatën e Re se ndodhej pranë Malit të Ullinjve. Në gjuhën aramaike, fjala Gjetseman do të thotë “presë ullinjsh”. Jezusi shkoi në kopsht natën që Juda e tradhëtoi atë. Atje, në Gjetseman, ai u lut dhe vuajti për mëkatet e njerëzimit (Mt. 26:36, 39; Mr. 14:32; Gjo. 18:1; Alma 21:9; DeB 19:15–19).