Siç përdoret në shkrimet e shenjta, nganjëherë një mesazh i dëgjueshëm, i thënë nga Zoti ose nga lajmëtarët e tij. Zëri i Shpirtit gjithashtu mund të jetë i padëgjueshëm dhe i drejtuar zemrës ose mendjes.
Të drejtët e ndjekin zërin e Bariut të Mirë, Gjo. 10:1–16 .
Kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim, Gjo. 18:37 .
Unë iu binda zërit të Shpirtit, 1 Ne. 4:6–18 .
Erdhi një zë tek unë duke thënë: Enos, mëkatet e tua të janë falur, Enosi 1:5 .
Ishte një zë i qetë i një butësie të përsosur dhe depërtoi deri në thellësinë e shpirtit, Hel. 5:29–33 (3 Ne. 11:3–7 ).
Qoftë nëpërmjet zërit tim apo nëpërmjet zërit të shërbëtorëve të mi është njësoj, DeB 1:38 .
Çfarëdo që ata do të flasin kur nxiten nga Fryma e Shenjtë, do të jetë zëri i Zotit, DeB 68:2–4 .
Çdo shpirt që i bindet zërit tim, do ta shikojë fytyrën time dhe do të dijë që unë jam, DeB 93:1 .