Dritë, Dritë e Krishtit
Energji, fuqi ose ndikim hyjnor që vjen nga Perëndia nëpërmjet Krishtit dhe u jep jetë e dritë të gjitha gjërave. Është ligji sipas të cilit të gjitha gjërat qeverisen në qiell dhe në tokë (DeB 88:6–13). Ajo gjithashtu i ndihmon njerëzit të kuptojnë të vërtetat e ungjillit dhe ndihmon për t’i futur ata në atë shteg të ungjillit i cila çon drejt shpëtimit (Gjo. 3:19–21; 12:46; Alma 26:15; Alma 32:35; DeB 93:28–29, 31–32, 40, 42).
Drita e Krishtit nuk duhet të ngatërrohet me Frymën e Shenjtë. Drita e Krishtit nuk është një njeri. Ajo është një ndikim që vjen nga Perëndia dhe e përgatit një njeri për të marrë Frymën e Shenjtë. Është një ndikim për mirë në jetën e të gjithë njerëzve (Gjo. 1:9; DeB 84:46–47).
Një manifestim i dritës së Krishtit është ndërgjegjja, e cila e ndihmon një njeri të zgjedhë midis së drejtës dhe së gabuarës (Moro. 7:16). Ndërsa njerëzit mësojnë më shumë rreth ungjillit, ndërgjegjja e tyre bëhet më e ndjeshme (Moro. 7:12–19). Njerëzit që i binden dritës së Krishtit udhëhiqen tek ungjilli i Jezu Krishtit (DeB 84:46–48).