Ndihma për Studimin
Shpërfytyrim


Shpërfytyrim

Gjendja e njerëzve që përkohësisht ndryshohen në pamjen e jashtme dhe natyrën fizike—domethënë ngrihen në një nivel më të lartë shpirtëror—kështu që ata të mund të durojnë praninë dhe lavdinë e qenieve qiellore.

Shpërfytyrimi i Krishtit

Pjetri, Jakobi dhe Gjoni panë Zotin e përlëvduar dhe të shpërfytyruar përpara tyre. Shpëtimtari kishte premtuar më parë se Pjetri do të merrte çelësat e mbretërisë së qiellit (Mt. 16:13–19; 17:1–9; Mr. 9:2–10; Llu. 9:28–36; 2 Pj. 1:16–18). Në këtë ngjarje të rëndësishme, Shpëtimtari, Moisiu dhe Eliasi (Elija) ia dhanë çelësat e premtuar të priftërisë Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit. Me këta çelësa të priftërisë, apostujt kishin fuqinë për të vazhduar punën e mbretërisë pas ngritjes së Jezusit në qiell.

Joseph Smith-i na mësoi se në malin e Shpërfytyrimit, Pjetri, Jakobi dhe Gjoni gjithashtu u shpërfytyruan. Ata panë një vegim të tokës sesi do të duket ajo në gjendjen e ardhshme të përlëvduar (DeB 63:20–21). Ata panë Moisiun dhe Elijan, dy qenie të ngritura në qiell, dhe dëgjuan zërin e Atit. Ati tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur; dëgjojeni atë” (Mt. 17:5).

Qenie të shpërfytyruara