Ndihma për Studimin
Tempull, Shtëpi e Zotit


Tempull, Shtëpi e Zotit

Në kuptimin e drejtpërdrejtë shtëpia e Zotit. Zoti gjithmonë e ka urdhëruar popullin e tij të ndërtojë tempuj, ndërtesa të shenjta në të cilat shenjtorë të denjë kryejnë ceremoni dhe ordinanca të shenjta të ungjillit për veten e tyre dhe për të vdekurit. Zoti i viziton tempujt e tij dhe ato janë vendet me të shenjta të të gjitha vendeve të adhurimit.

Tabernakulli i ngritur nga Moisiu dhe fëmijët e Izraelit ishte një tempull i lëvizshëm. Izraelitët e përdoren atë gjatë eksodit të tyre nga Egjipti.

Tempulli më i njohur që përmendet në Bibël është ai i ndërtuar nga Salomoni në Jeruzalem (2 Kro. 2–5). Ai u shkatërrua në 600 para K. nga babilonasit dhe u rindërtua nga Zerubabeli pothuajse 100 vjet më vonë (Esd. 1–6). Një pjesë e këtij tempulli u dogj në 37 para K. dhe Herodi i Madh më vonë e rindërtoi atë. Romakët e shkatërruan tempullin në 70 pas K.

Në Librin e Mormonit pasuesit e drejtë të Perëndisë u udhëhoqën të ndërtonin dhe të adhuronin në tempuj (2 Ne. 5:16; Mosia 1:18; 3 Ne. 11:1). Ndërtimi dhe përdorimi i një tempulli siç duhet janë shenja të Kishës së vërtetë në çdo periudhë kohore, duke përfshirë Kishën e rivendosur në ditën tonë. Tempulli i Kirtland-it ishte tempulli i parë i ndërtuar dhe i përkushtuar Zotit në këtë kohë. Që nga ajo kohë tempuj janë përkushtuar në shumë vende të tokës.