Të kesh Shpirtin e Zotit, që të shkaktojë një ndryshim të fuqishëm në zemrën e një njeriu, sa ai nuk ka më dëshirë të bëjë keq, por më tepër dëshiron të kërkojë gjërat e Perëndisë.
Ata që besuan në emrin e Krishtit u lindën, jo nga gjaku, por nga Perëndia, Gjo. 1:12–13 .
Nëse një njeri nuk lindet nga uji dhe nga Shpirti, ai nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë, Gjo. 3:3–7 .
Ne mund të lindemi sërish me anë të fjalës së Perëndisë, 1 Pj. 1:3–23 .
Kush lindet nga Perëndia, nuk vazhdon në mëkat, PJS, 1 Gjo. 3:9 .
Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia, e mund botën, 1 Gjo. 5:4 .
Të gjithë ata që linden prej Krishtit, lidhin besën me Perëndinë, Mosia 3:19 ; 5:2–7 .
Të gjithë njerëzit duhet të linden përsëri; po, të linden nga Perëndia, Mosia 27:25–26 (Alma 5:49 ).
A keni lindur shpirtërisht nëpërmjet Perëndisë? Alma 5:12–19 .
Në qoftë se ju nuk lindni përsëri, ju nuk mund të trashëgoni mbretërinë e qiellit, Alma 7:14 .
Cilëtdo që besojnë në fjalët e mia, ata do të linden prej meje, madje prej ujit dhe prej Shpirtit, DeB 5:16 .