Jezu Krishti është Shëlbuesi i madh i njerëzimit, sepse ai, nëpërmjet shlyerjes së tij, pagoi çmimin për mëkatet e njerëzimit dhe bëri të mundur ringjalljen e të gjithë njerëzve.
Vëri emrin Jezus, sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre, Mt. 1:21 .
Biri i njeriut erdhi për të dhënë jetën e tij si çmim për shëlbimin e shumë vetëve, Mt. 20:28 (1 Tim. 2:5–6 ).
Zoti, Perëndia i Izraelit, ka vizituar dhe shëlbuar popullin e vet, Llu. 1:68 .
Ne u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, Rom. 5:10 .
Jezu Krishti e dha veten për ne, që të mund të na shëlbente nga çdo paudhësi, Tit. 2:13–14 .
Jezu Krishti na lau nga mëkatet tona me gjakun e tij, Zbu. 1:5 .
Shëlbimi vjen në dhe nëpërmjet Mesias së Shenjtë, 2 Ne. 2:6–7, 26 .
Biri mori mbi vete paudhësinë dhe shkeljet e njerëzve, i shëlbeu ata dhe kënaqi kërkesat e drejtësisë, Mosia 15:6–9, 18–27 .
Krishti erdhi për të shëlbuar të gjithë ata që do të pagëzoheshin në pendim, Alma 9:26–27 .
Ai do të vijë në botë për të shëlbuar popullin e tij, Alma 11:40–41 .
Shëlbimi vjen nëpërmjet pendimit, Alma 42:13–26 .
Jezu Krishti erdhi për ta shëlbuar botën, Hel. 5:9–12 .
Krishti e shëlbeu njerëzimin nga vdekja fizike dhe shpirtërore, Hel. 14:12–17 .
Shëlbimi vjen nëpërmjet Krishtit, 3 Ne. 9:17 .
Unë jam ai që u përgatit që nga themelimi i botës të shëlbejë popullin tim, Eth. 3:14 .
Zoti, Shëlbuesi juaj, vuajti vdekjen në mish, DeB 18:11 .
Krishti vuajti për të gjithë, në qoftë se pendohen, DeB 19:1, 16–20 .
Fëmijët e vegjël shëlbehen nëpërmjet të Vetëmlindurit tim, DeB 29:46 .
Unë kam dërguar Birin tim të Vetëmlindur në botë për shëlbimin e botës, DeB 49:5 .
Krishti është drita dhe Shëlbuesi i botës, DeB 93:8–9 .
Joseph F. Smith-i mori një vegim për shëlbimin e të vdekurve, DeB 138 .